Kim teston durimin e Trump, Koreja e Veriut lëshon raketë gjatë stërvitjes ushtarake SHBA-Kore e Jugut

Seuli dhe Uashingtoni filluan ushtrime të mëdha ushtarake pesë ditë më parë, të cilat sipas tyre janë thjesht mbrojtëse në natyrë, duke testuar gatishmërinë e tyre kundër kërcënimeve ushtarake nga Koreja e Veriut.

Burimi: NHK

14.03.2026. 08:08

Kim teston durimin e Trump, Koreja e Veriut lëshon raketë gjatë stërvitjes ushtarake SHBA-Kore e Jugut

Koreja e Veriut ka ndezur tensionet në Azi, teksa ka provokuar me lëshimin e një rakete në det, gjatë stërvitjeve mbrojtëse që SHBA-të dhe Koreja e Jugut po kryenin.

Seuli dhe Tokio konfirmuan lajmin duke thënë se ka të ngjarë të ketë qenë një raketë balistike, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarake.

“Raketa u lëshua në det pranë bregut lindor të Koresë së Veriut”, bëri me dije ushtria e Koresë së Jugut në një mesazh të shkurtër për gazetarët, ndërsa nuk u publikuan detaje të mëtejshme.

Sakaq, Roja bregdetare e Japonisë tha se raketa duket se ka rënë në det. Transmetuesi shtetëror japonez NHK duke cituar burime në Ministrinë e Mbrojtjes, raportoi se raketa duket se ka rënë jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Seuli dhe Uashingtoni filluan ushtrime të mëdha ushtarake pesë ditë më parë, të cilat sipas tyre janë thjesht mbrojtëse në natyrë, duke testuar gatishmërinë e tyre kundër kërcënimeve ushtarake nga Koreja e Veriut.

Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore shpesh shpreh zemërim dhe kundërshtim ndaj stërvitjeve të tilla, duke i quajtur ato "prova gjenerale" për agresion të armatosur kundër saj nga të dy aleatët.

Të enjten, kryeministri i Koresë së Jugut u takua me Presidentin e SHBA-ve Donald Trump në Uashington për të diskutuar mënyrat për të rinisur dialogun me Korenë e Veriut, i cili është pezulluar që nga viti 2019.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)