Policia e Tiranës ka goditur një rast të kontrabandës së mallrave, duke arrestuar një 26-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar.
Operacioni policor i koduar “Diversity, u zhvillua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit të një automjeti të ndaluar në afërsi të Kamzës, që drejtohej nga shtetasi E. K., 26 vjeç, efektivët e policisë zbuluan 524 gramë flori të fshehura brenda baterisë së makinës.
Në automjet u gjetën gjithashtu veshje të ndryshme, paketa cigaresh, dy makina qepëse dhe sende të tjera, të cilat dyshohet se janë futur në territorin e Shqipërisë në mënyrë të paligjshme.
Në përfundim të veprimeve procedurale, policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e automjetit, ndërsa shpalli në kërkim F. K. dhe M. G., të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas hetimeve paraprake, tre shtetasit dyshohet se kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e mësipërme në mënyrë të kundërligjshme.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)