Zjarri përfshin tregun e “5 Majit” në Tiranë
Një zjarr i përmasave të mëdha ka nisur mbrëmjen e së enjtes në tregun e zonës së “5 Majit” në Tiranë.
19:33 26 min më parë08.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
1.4 milionë euro do të investojë Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për të rijetëzuar të paktën 7 salla kinemaje në disa qytete të vendit, në mënyrë që filmat të rikthehen pranë publikut shqiptar.
Kinematë do të rikthehen në Shqipëri falë një projekti transformues të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, e cila ka parashikuar një fond prej rreth 1.4 milionë eurosh për vitin 2026, me qëllim modernizimin dhe rijetësimin e të paktën shtatë sallave të kinemasë në disa qytete të vendit.
Ministri Blendi Gonxhja, përmes një reagimi në rrjetet sociale, e cilësoi investimin si një hap domethënës për rikthimin e përvojës së filmit tek publiku i gjerë. Sipas tij, nisma synon jo vetëm përmirësimin e infrastrukturës, por edhe forcimin e industrisë vendase të filmit.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për kinemanë në Shqipëri. Me një investim prej rreth 1.4 milionë eurosh, synojmë të ri-jetësojmë kinematë dhe të rikthejmë magjinë e filmit në çdo cep të vendit”, u shpreh Gonxhja.
Sipas ministrit, rreth shtatë salla kinemaje do të përfitojnë nga ky projekt, duke u pajisur me teknologji moderne dhe ambiente më funksionale për shikuesit. “Modernizimi i sallave do të krijojë hapësira më tërheqëse dhe komode për publikun që dëshiron të shijojë artin e filmit”, theksoi ai.
Gonxhja vuri gjithashtu në dukje se investimi do të ketë ndikim pozitiv edhe për krijuesit shqiptarë. “Kjo iniciativë do të mbështesë industrinë lokale të filmit dhe do të hapë më shumë mundësi për artistët dhe profesionistët e fushës”, deklaroi ministri.
Projekti pritet të zbatohet nga fillimi i vitit të ri dhe shihet si një përpjekje për ta rikthyer kinemanë si një hapësirë kulturore aktive dhe të aksesueshme për publikun shqiptar.
Skulptorët u mblodhën gjatë fundjavës në qytetin e ftohtë të Harbinit në veri të Kinës për Festivalin vjetor të Akullit dhe Borës.
15:19 3 ditë më parë05.01.2026.
Autori
Jo vetëm për të apasionuarit e udhëtimeve, por edhe për ata që janë pushues një herë në vit, për 2026 ka mjaft destinacione të bukura për të eksploruar.
13:56 7 ditë më parë01.01.2026.
Autori
Ka ndërruar jetë në moshën 64-vjeçare Shemsi Krasniqi, vokalisti i grupit “Ilirët”. Shkaqet e ndarjes nga jeta janë ende të paqarta.
18:15 17 ditë më parë22.12.2025.
Autori
Arti tradicional i të kënduarit, të luajturit dhe i prodhimit të lahutës është tashmë pjesë e trashëgimisë botërore jomateriale të UNESCO-s, i përfshirë në listën e elementeve që kanë nevojë për mbrojtje urgjente.
15:40 30 ditë më parë09.12.2025.
Autori
Ministri Blendi Gonxhja mori pjesë në Dëgjesën Jubilare të Papa Leonit XIV në Vatikan, ku falënderoi Atin e Shenjtë për vëmendjen ndaj kulturës shqiptare.
09:00 32 ditë më parë07.12.2025.
Autori
Aktivitet solemn në Selinë e Shenjtë, ngjarje që u kthye edhe në një takim të rëndësishëm institucional. Një mënyrë për të forcuar urat e kujtesës dhe për të rritur praninë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
11:30 33 ditë më parë06.12.2025.
Autori
Tre vende evropiane kanë vendosur të bojkotojnë festivalin evropian të muzikës së lehtë Eurovision 2026. Vendimi vjen pasi Unioni Evropian i Transmetimeve nuk pranoi ultimatumin e tyre për përjashtimin e Izraelit.
19:55 35 ditë më parë04.12.2025.
Autori
Një ekip ndërkombëtar arkeologësh ka zbuluar një qytet mesjetar të zhytur në liqenin Issyk-Kul në Kirgistan, ku struktura prej tulle, objekte qeramike dhe një varrezë islame tregojnë për një banim të zhvilluar midis shekujve X dhe XV.
10:29 37 ditë më parë02.12.2025.
Autori
Ismail Qemali është një personalitet historik me një veprimtari politike shumë të begatshme dhe tepër komplekse.
14:52 40 ditë më parë29.11.2025.
Autori
Komente (0)