Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë të thjeshtë për të kuptuar nëse dikush ka vërtetë tërheqje ndaj teje, mjafton të shohësh sytë e tyre. Ekspertët e anatomisë Amanda Meyer dhe Monika Zimanyi nga Universiteti James Cook shpjegojnë se, kur dikush është i tërhequr seksualisht, pupila e syrit zgjerohen.
“Në romane dhe udhëzime romantike, pupilat e zgjeruara përdoren si tregues i tërheqjes,” thanë ato për The Conversation. Pupila, pjesa e zezë e syrit, zgjerohen ose ngushtohen për të lejuar kalimin e dritës. Kur stimulohet sistemi simpatik i trupit, pupilat zgjerohen, ndërsa sistemi parasimpatik i ngushton ato.
Megjithatë, reagimi i pupilave ndryshon sipas gjinisë. Studime tregojnë se pupilat e burrave zgjerohen sipas preferencave seksuale, ndërsa të grave janë më të ndryshueshme. Për shembull, pupilat e grave heteroseksuale zgjerohen ndaj imazheve erotike të të dy gjinive.
Meyer dhe Zimanyi nënvizojnë se më e rëndësishme mund të jetë reagimi i syve tuaj ndaj personit tjetër. Sinkronizimi i zgjerimit të pupilave, i quajtur “pupil mimicry”, lidhet me tërheqjen dhe harmoninë mes njerëzve, duke reflektuar gjendje të përbashkëta emocionale.
Megjithatë, shkencëtarët paralajmërojnë se zgjerimi i pupilave nuk do të thotë automatikisht tërheqje, pasi edhe emocionet e forta ose pritshmëritë sjellin një reagim të ngjashëm.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)