Britania e Madhe do të ndalojë gatimin e arragostave kur janë ende të gjalla. Kjo është një praktikë tradicionale e kuzhinës luksoze, por që u shndërrua në objekt kritike nga shoqatat e mbrojtjes së kafshëve.
Sipas qeverisë, këta lloj krustacësh janë të vetëdijshëm për disa minuta kur futen në ujin e përvëluar dhe përjetojnë dhimbje të madhe para vdekjes. Shoqata e mbrojtës së kafshëve e kanë cilësuar “një torturë” gatimin e tyre të gjallë.
Me rikthimin e ligjit në vëmendje prej vitit 2022 dhe mbështetjes së qeverisë, praktika do të cilësohet e paligjshme në Britaninë e Madhe. Zëdhënësi i Downing Street pohoi se ekzistojnë metoda më “humane” për ta vrarë një arragostë para gatimit, si përdorimi i goditjeve elektrike ose ngrirja.
Vendimi do të përfshihet në ligjin e ri për mirëqenien e kafshëve, i cili është aktualisht në shqyrtim në Parlamentin britanik. Qeveria synon gjithashtu të ndalojë gjuetinë e dhelprave dhe të eliminojë praktikën e mbajtjes së pulave dhe derrave në kafaze, duke shënuar një ndryshim të madh në politikën e mbrojtjes së kafshëve në vend.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)