“Je i padukshëm, nuk ekziston!” Problemi me të cilin përballen deri në 15 milionë njerëz në botë

Mijëra njerëz në Afrikën e Jugut, të lindur në këtë shtet, por pa dokumente shtetërore, jetojnë në hije dhe përballen me vështirësi për të aksesuar arsim, punë dhe shërbime bazë.

Burimi: BBC

02.01.2026. 11:40

“Je i padukshëm, nuk ekziston!” Problemi me të cilin përballen deri në 15 milionë njerëz në botë

Për shumë njerëz, certifikata e lindjes është thjesht një dokument i fshehur në një sirtar, por për mijëra të tjerë në botë, mungesa e saj krijon një ekzistencë të pasigurt dhe të papërcaktuar. Një rast i tillë është ai i Arnold Ncube, 25-vjeçar nga Afrika e Jugut, i cili jeton pa dokumente dhe punon duke larë makina në rrugicat e township-it Thembisa, pranë Johannesburg-ut, për të mbajtur familjen.

Arnold ka lindur në Johannesburg dhe babai i tij ishte shtetas i Afrikës së Jugut. Por kur tentoi të regjistrohej në shkollën e mesme, zbuloi se nuk kishte certifikatë lindjeje. Të braktisur nga prindërit, babai u largua para lindjes së tij dhe nëna e braktisi kur ai ishte 14 vjeç dhe kështu ai nuk mund të provonte statusin e tij. “Është e dhimbshme. Ti praktikisht je i padukshëm. Nuk ekziston. Është sikur të jetosh në hije,” thotë Arnold.

Ai është një nga të paktën 10,000 njerëzit pa shtetësi që jetojnë në Afrikën e Jugut, të lindur atje por të paaftë për të provuar nacionalitetin dhe për të aksesuar shërbime publike si arsim dhe kujdes shëndetësor. Mungesa e dokumenteve vjen si pasojë e një administrate me probleme të mëdha, shkruan BBC.

Christy Chitengu, avokate për të drejtat e njeriut, e cila dikur vetë ishte pa shtetësi, thotë se shtetësia nuk është një shpërblim, por një të drejtë për të jetuar me dinjitet.

Arnold tani ka një avokat që po e ndihmon të fitojë dokumentet. Ai ëndërron të kthehet në shkollë për të studiuar shkencat kompjuterike dhe shpreson se një jetë me dokumente do t’i hapë rrugën për një të ardhme më të ndritur.

Certifikata e lindjes është një problem global, me rreth 4.5 deri në 15 milionë njerëz që jetojnë pa shtetësi, duke u privuar nga e drejta për arsim, shëndetësi dhe pjesëmarrje sociale. Zgjidhja e këtij problemi kërkon përfshirje ligjore dhe politike, për t’u mundësuar të gjithë njerëzve të kontribuojnë plotësisht në shoqëri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)