Një vendim historik i një gjykate në Nju Jork ka dhënë një dëmshpërblimin 2 milionë dollarë të një gruaje të re, e cila iu nënshtrua heqjes së gjoksit në moshë adoleshente për të jetuar si djalë. Rasti i Fox Varian, sot 22 vjeçe, po konsiderohet si precedent që mund të hapë rrugën për mijëra padi të ngjashme në SHBA dhe Britani.
Sipas vendimit të jurisë, një psikolog dhe një kirurg u shpallën fajtorë për neglizhencë mjekësore, pasi e kishin shtyrë Varian drejt një operacioni të pakthyeshëm në moshën 16-vjeçare, duke e paraqitur atë si zgjidhje për disforinë gjinore. Gjykata konstatoi se mjekët kishin injoruar standardet e kujdesit dhe masat mbrojtëse, pa vlerësuar gjendjen e saj psikologjike.
Në dëshmi, nëna e saj deklaroi se kishte dhënë pëlqimin vetëm pasi ishte paralajmëruar se vajza mund të rrezikonte jetën nëse operacioni nuk kryhej. Pas ndërhyrjes, Varian përjetoi probleme fizike dhe mendore.
Rasti ka nxitur reagime të forta në SHBA, përfshirë nga Elon Musk, i cili paralajmëroi valë padish të tjera. Aktualisht, dhjetëra çështje të ngjashme janë në proces, ndërsa autoritetet amerikane po rishikojnë politikat mbi ndërhyrjet gjinore tek të miturit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)