Ishulli i largët ku mund të jetoni falas mes fokave dhe zogjve nordikë

Ka vetëm një kusht: të ndihmojnë në numërimin e zogjve të detit, duke përfshirë edhe zogun e rrallë nordik, që ndryshe njihet me emrin puffin.

03.02.2026. 20:59

Ishulli i largët ku mund të jetoni falas mes fokave dhe zogjve nordikë

Në Uells, vullnetarët kanë një mundësi të rrallë: të jetojnë falas në ishullin e largët Skomer. Bëhet fjalë për një nga rezervatet më të rëndësishme të natyrës në Mbretërinë e Bashkuar. Por, ka vetëm një kusht: të ndihmojnë në numërimin e zogjve të detit, duke përfshirë edhe zogun e rrallë nordik, që ndryshe njihet me emrin puffin.

Ky projekt drejtohet nga një shoqatë për ruajtjen e natyrës, e cila do të mbulojë udhëtimet brenda Mbretërisë së Bashkuar. Sipas projektit, do të ofrohet akomodim falas në ishull, e madje për aplikantët që do të bëhen pjesë e kësaj eksperience, për gjithë kohëzgjatjen e qëndrimit do të akordohet edhe një pagë modeste deri në 400 paund.

Megjithatë, nuk bëhet fjalë për periudhë pushimesh. Vullnetarët do të duhet të monitorojnë jetën e egër, duke regjistruar popullatat e zogjve dhe duke vëzhguar kolonitë e fokave rreth ishullit. Përveç kësaj, pjesëmarrësit do të ndihmojnë në mikpritjen dhe menaxhimin e vizitorëve, pasi Skomer pret çdo vit rreth 25 mijë turistë, veçanërisht gjatë sezonit të riprodhimit të zogjve nordikë.

I pozicionuar pranë bregut të Pembrokeshire, Skomer njihet për peizazhet dramatike dhe biodiversitetin e pasur. Për ata që përzgjidhen, kjo është një mundësi unike për të përjetuar jetën në ishull dhe për të kontribuuar në ruajtjen e natyrës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)