Berberi i futbollistëve të Premier League e pëson keq pas sherrit me kunatën

Ahmed Al Sanawi njihet në Angli si berberi i futbollistëve të famshëm të Premier League, nga Erling Haaland tek Kylian Mbappe. Ai i postonte fotot me futbollistët e njohur në Instagramin e tij e 1.4 milionë ndjekës, por tashmë, do të ketë nevojë për transport për të shkuar në shtëpitë luksoze.

14.02.2026. 22:05

Al Sanawi në nëntorin e shkuar ishte përfshirë në një sherr me kunatën e partneres së tij në një restorant italian. Ai më pas hipi në timonin e Lamborghinit të tij 180 mijë paundësh, duke rrezikuar makinat teksa ecte me shpejtësi të lartë. Teksa përpiqej të kthehej berberi goditi makinën e kunatës së tij, dhe kjo shkaktoi përleshje mes tyre. 

"Veprimi përfshinte shpejtësinë përgjatë trotuarit, shpërfilljen e rrezikut për të tjerët, ndalimin disa herë dhe kryerjen e manovrave shumë të rrezikshme, të gjitha ndërsa ishte nën ndikimin e alkoolit", ka thënë prokurorja në seancën gjyqësore. Vetë berberi shfaqi pendesë në gjyq, por u dënua me 200 orë punë në shërbim të komunitetit, u gjobit me 1,207 paund dhe u përjashtua nga e drejta e drejtimit të automjetit për një vit.

Berberi me origjinë irakiane jeton në një shtëpi me vlerë 950,000 paund pranë qendrës stërvitore të Chelseat në Cobham, ku u bë berberi i lojtarëve si Cesc Fabregas, John Terry, Eden Hazard dhe Reece James.

Ai madje u dërgua me avion për t'u bashkuar me kampin e Tre Luanëve në Katar për Kupën e Botës 2022. Klientë të tjerë të biznesit të tij me seli në Chessington, në jugperëndim të Londrës, përfshijnë kampionin e F1 Lando Norris, reperin Dave dhe aktorin Damson Idris.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)