Një studim i realizuar nga studiues në Europën Veriore paralajmëron se mosajrosja e përditshme e dhomave mund të ketë pasoja serioze për shëndetin, veçanërisht tek të moshuarit. Sipas raportimeve të publikuara nga Zonwijzer, cilësia e ajrit në një dhomë të mbyllur përkeqësohet ndjeshëm pas vetëm disa orësh gjumë.
Nivelet e dioksidit të karbonit rriten, lagështia shtohet dhe grimcat e imëta të pluhurit, bakteret, kërpudhat dhe marimangat qëndrojnë pezull në ajër. Tek personat e rinj këto ndryshime zakonisht nuk shkaktojnë pasoja të menjëhershme, por tek personat mbi 75 vjeç, ose edhe më herët, në varësi të gjendjes shëndetësore, sistemi imunitar dobësohet, rrugët e frymëmarrjes bëhen më të ndjeshme dhe funksioni kardiak më i brishtë.
Studimi ndoqi mbi 800 të moshuar për pesë vite dhe zbuloi se ata që rrallë ose kurrë nuk ajrosnin dhomën kishin më shumë probleme respiratore, raste më të shpeshta pneumonie dhe përdorim më të lartë të medikamenteve për gjumë. Përveç përkeqësimit fizik, u vu re edhe “mjegull mendore”, lodhje dhe pagjumësi për shkak të mungesës së oksigjenit.
Ekspertët theksojnë se ajrosja është një veprim i thjeshtë, që kërkon vetëm pesë minuta në ditë. Hapja e dritareve ul lagështinë, parandalon mykun dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e jetës, si për të moshuarit ashtu edhe për foshnjat dhe personat e sëmurë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)