“Fitova 1 milion paund, gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë”

Një punëtor ndërtimi që fitoi 1 milion paund në një emision televiziv ka deklaruar se suksesi i papritur ishte “gjëja më e keqe që i ka ndodhur në jetë”. Nathan Hageman, 46 vjeç, nga Cumnock i Ayrshire, Angli, u bë i njohur pasi fitoi çmimin e madh në emisionin “Red or Black?” në vitin 2011.

Burimi: Daily Record

17.02.2026. 19:50

“Fitova 1 milion paund, gjëja më e keqe që më ka ndodhur në jetë”

Një punëtor ndërtimi që fitoi 1 milion paund në një emision televiziv ka deklaruar se suksesi i papritur ishte “gjëja më e keqe që i ka ndodhur në jetë”. Nathan Hageman, 46 vjeç, nga Cumnock i Ayrshire, Angli, u bë i njohur pasi fitoi çmimin e madh në emisionin “Red or Black?” në vitin 2011.

Në një intervistë për Daily Record, Hageman tha se fitorja solli pasoja të rënda në jetën e tij personale. Sipas tij, vëmendja mediatike dhe reagimet e rrethit shoqëror e shtynë drejt një rruge të gabuar. Ai pretendon se pas fitores u përball me kërcënime dhe shantazh nga persona që dinin për paratë e tij, përfshirë edhe një ish-partnere.

Pas daljes në emision, Hageman shpenzoi shumën e fituar për makina, pushime dhe ora luksoze. Më pas, ai u përfshi në një seri veprash penale, duke përfunduar disa herë në burg. Problemet e tij me ligjin, megjithatë, datojnë që para pjesëmarrjes në show. Në vitin 2006 ai ishte dënuar me pesë vite burg për abuzim në familje, ndërsa ishte shpallur fajtor edhe për vjedhje me dhunë dhe sulm.

Në vitet në vijim, ai u dënua për ngacmim, kërcënime dhe vjedhje. Në vitin 2024 u burgos pasi vodhi çantën e një infermiereje dhe përdori çelësat e makinës së saj. Së fundmi, ai u shpall fajtor për dërgimin e mesazheve kërcënuese ndaj një biznesmeni që i kishte ofruar punë.

Hageman pritet të dënohet sërish lidhur me kërcënimet e fundit. Aktualisht, ai numëron 16 dënime penale për 45 vepra, duke e kthyer historinë e tij në një shembull të errët të pasojave të famës dhe pasurisë së menjëhershme.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)