4 ditë punë në javë, testohet në Gjermani dhe rezultatet janë mbresëlënëse

Debati për reduktimin e javës së punës po testohet gjerësisht në Evropë, ndërsa një eksperiment i zhvilluar në Gjermani po shihet si një nga provat më konkrete për javën me katër ditë punë.

Burimi: AS

24.02.2026. 10:44

4 ditë punë në javë, testohet në Gjermani dhe rezultatet janë mbresëlënëse

Debati për reduktimin e javës së punës po testohet gjerësisht në Evropë, ndërsa një eksperiment i zhvilluar në Gjermani po shihet si një nga provat më konkrete për javën me katër ditë punë. Kompanitë gjermane kanë testuar një formulë me 4 ditë pune pa ulje page.

Projekti, i udhëhequr nga kompania konsulente Intraprenör dhe nën mbikëqyrjen e Universiteti i Münsterit, përfshiu 45 organizata dhe mbi 900 punonjës. Modeli parashikonte ruajtjen e 100% të pagës për 80% të kohës së punës, me kusht që produktiviteti të mos binte. Në praktikë, kompanitë reduktuan orarin rreth katër orë në javë, duke riorganizuar proceset, shkurtuar mbledhjet dhe investuar në mjete digjitale për të rritur efikasitetin.

Rezultatet treguan përfitime të dukshme për punonjësit, më pak stres, shëndet mendor më të mirë dhe mesatarisht 38 minuta më shumë gjumë në javë. Rreth 82% e pjesëmarrësve deklaruan se preferonin modelin katërditor dhe tre në katër punonjës nuk dëshironin të ktheheshin në javën tradicionale pesëditore.

Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur. Instituti Ekonomik Gjerman ka ngritur dyshime për metodologjinë, duke argumentuar se pjesëmarrësit ishin vullnetarë dhe potencialisht më pozitivë ndaj ndryshimit. Instituti paralajmëron gjithashtu për rreziqe makroekonomike, pasi Gjermania përballet me mungesë të fuqisë punëtore për shkak të plakjes së popullsisë.

Në politikë, qëndrimet mbeten të ndara. Partia liberale FDP shprehet se “të punosh më pak nuk zgjidh një krizë ekonomike”, ndërsa sindikatat paralajmërojnë se ngarkesa mund të përqendrohet në më pak ditë. Disa ekspertë propozojnë fleksibilitet më të madh, si orë më të gjata nga e hëna në të enjte dhe pushim të premten.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)