Safiri më i madh në botë del në shitje, nuk do ta besoni sa shumë kushton

Guri i çmuar ka 3,563 karatë, e ka origjinën nga Sri Lanka dhe cilësohet më i madhi në llojin e tij. Quhet “Ylli i Tokës së Pastër” dhe vlerësohet nga 300 deri në 400 milionë dollarë.

24.02.2026. 14:48

Safiri më i madh në botë del në shitje, nuk do ta besoni sa shumë kushton

Safiri i yjeve me ngjyrë lejla dhe me peshë 3,563 karatë, i konsideruar më i madhi i këtij lloji në botë, tashmë është në shitje në Sri Lanka. Guri i çmuar, i cili ndryshe njihet me emrin “Ylli i Tokës së Pastër”, vlerësohet në tregun ndërkombëtar nga 300 deri në 400 milionë dollarë.

Ai ka disa karakteristika që e bëjnë kaq të veçantë. Së pari është forma. Ekspertët e fushës konfirmojnë se guri tregon një yll me gjashtë rreze të qarta dhe simetrike, një fenomen optik shumë i rrallë i shkaktuar nga vendosja e molekulave brenda gurit.

Gjithashtu, ngjyra vjollcë është shumë më e rrallë se bluja e zakonshme te safiri me yll. Një tjetër veçori është se guri u gjet në vitin 2023 në një minierë pranë Ratnapura-s, në jug të Sri Lankës. Ai njihet ndryshe edhe si “qyteti i gurëve të çmuar”. Sipas autoriteteve, Sri Lanka është një nga burimet kryesore në botë për safirët e cilësisë së lartë.

Gur i ka kaluar certifikime nga dy laboratorë të pavarur, pas dy viteve që pronarët e kuptuan vlerën e tij të jashtëzakonshme. Ky safir kombinon madhësinë rekord, ngjyrën e rrallë dhe origjinën prestigjioze, duke e bërë një prej gurëve më të veçantë dhe të shtrenjta në tregun botëror.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)