Çmenduria e re në Nju Jork, 1000 dollarë për trajtim kozmetik për qenin

Sipas të dhënave nga Future Market Insights, këtë vit tregu i trajtimit kozmetik të kafshëve shtëpiake pritet të arrijë 19.5 miliardë dollarë.

Burimi: TGcom

22.03.2026. 09:24

Çmenduria e re në Nju Jork, 1000 dollarë për trajtim kozmetik për qenin

Në Shtetet e Bashkuara, kujdesi për kafshët shtëpiake ka hyrë në një epokë të re luksi, ku edhe një qen mund të trajtohet si një VIP i vërtetë.

Sipas një raporti të publikuar nga The New York Times, në zonën e Manhattanit, një seancë për larje dhe stilim qensh mund të kushtojë deri në 1000 dollarë. Ajo që dikur ishte thjesht një proces higjienik, sot është kthyer në një eksperiencë trajtimi bukurie, madje edhe me elemente kundër plakjes sepse siç duket edhe qentë duhet të ruajnë freskinë e tyre.

Sipas të dhënave nga Future Market Insights, këtë vit tregu i trajtimit kozmetik i kafshëve shtëpiake pritet të arrijë 19.5 miliardë dollarë, ndërsa deri në vitin 2036 mund të afrohet me 50 miliardë. Pra, nëse mendonit se kremrat anti-rrudhë ishin vetëm për njerëzit, mendohuni sërish.

Megjithatë, jo të gjithë janë gati të shpenzojnë shifra të tilla. Disa pronarë kanë zgjedhur rrugën “bëje vetë”, ndërsa të tjerë kanë gjetur zgjidhje më kreative, udhëtime jashtë vendit për të kursyer.

Një amerikane, për shembull, gjatë pushimeve në Serbi pagoi vetëm 20 dollarë për qethjen e qenit dhe rreth 100 dollarë për pastrimin e dhëmbëve me anestezi. Në Tijuana të Meksikës, një trajtim i plotë kushton rreth 40 dollarë.

Pra, ndërsa disa qen në Manhattan shijojnë trajtime luksoze që rivalizojnë SPA-të më të mira për njerëz, të tjerë bëjnë “turizëm estetik” për të kursyer. Në fund të fundit, duket se edhe bota e kafshëve shtëpiake po ndjek të njëjtat rregulla si ajo e njerëzve: nëse ke mundësi, shkëlqe nëse jo, gjej një ofertë më të mirë jashtë vendit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)