Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën me dije se deri në orën 11:00 kanë votuar 8% e qytetarëve kosovarë me të drejtë vote. Pjesëmarrja më lartë është në Ranillug.

28.12.2025. 12:00

Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja deri në orën 11:00

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka bërë me dije të dhënat rreth pjesëmarrjes në votime deri në orën 11:00.

Sipas të dhënave paraprake, pjesëmarrja në votime deri në këto moment është rreth 8%.

Pjesëmarrja më e lartë është regjistruar në Ranillug, teksa më e ulët në Leposaviq. Në Prishtinë, deri më tani, votuan pak mbi 10% e qytetarëve.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të drejtë vote në këto zgjedhje kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues, ndërkohë që edhe nga jashtë kanë aplikuar 76 mijë persona për të votuar. Në të gjithë Kosovë janë 948 qendra votimi dhe 2614 vendvotime.

Për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur.

Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 860 vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë për të monitoruar nga afër procesin zgjedhor dhe një delegacion i Parlamentit Evropian.

Për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar qindra forca policie dhe një grup prej 100 prokurorësh do të jenë në gatishmëri për çdo denoncim.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)