Edi Rama uron Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër të Kosovës

Mesazhi i kreut të qeverisë shqiptare në rrjetet sociale: Fitore domethënëse, mandati të kthehet në sukses dhe mbarësi.

29.12.2025. 11:00

Edi Rama uron Albin Kurtin për rizgjedhjen si kryeministër të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uroi homologun e tij, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e parakohëshme të Kosovës. Pas dështimit të qeverisë në zgjedhjet e fundit të 9 shkurtit të kaluar, votuesit konfirmuan besimin te Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë mënyrë Albin Kurti rizgjidhet në postin e kryeministrit. “Është një fitore domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, shkruhej në mesazhin e Edi Ramës.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)