Dy persona janë gjetur të pajetë ditën e sotme në një vilë në qytetin e Pejës, në Kosovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar për mediat lokale se rasti është raportuar rreth orës 15:10.
“Sot rreth orës 15:10 policia është informuar se në një vilë në rrugën e KFOR-it dy persona dyshohej se ishin pa shenja jete. Në vendngjarje është lajmëruar edhe emergjenca. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tyre”, ka sqaruar Gashi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)