Osmani kërkon një mandat të dytë, përgjigjet Albin Kurti

Albin Kurti deklaroi për gazetarët se do të takohet shumë shpejt me Vjosa Osmanin për të diskutuar me të rreth mundësisë për të rikandiduar për presidente.

Burimi: REL

31.12.2025. 15:29

Osmani kërkon një mandat të dytë, përgjigjet Albin Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i është përgjigjur së fundmi edhe pyetjeve të gazetarëve nëse do të mbështeshte Vjosa Osmanin për një mandat të dytë në krye të presidencës.

Teksa u shpreh se tashmë, pas rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, do të duhen të krijohen në fillim institucionet e reja, Kurti shtoi se shumë shpejt do të takohet me Osmanin për të diskutuar më këtë temë.

“Rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë…bllokimet në konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e qeverisë së re janë inekzistente”, tha Kurti.

Presidentes Vjosa Osmani i përfundon mandati në muajin prill. Pak ditë më parë, në një intervistë ajo shprehu synimin e saj të qartë për një mandat të dytë në Presidencë. Sipas saj, Kosova duhet të vijojë me arritjet e saj në kuadër të integrimit.

Ndërkohë, më 28 dhjetor, Vetëvendosje dhe Albin Kurti fituan zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një rezultat të bindshëm, por që për çështjen e presidentit, do të duhen më 80 vota nga 120 që ka Kuvendi.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)