Presidenca e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së Agjencisë kundër Korrupsionit e cila ka nisur një verifikim të pasurisë së kryetares së shtetit.
Këshilltari i presidentes, Bekim Kupina bëri me dije se Osmani mirëpret çdo verifikim nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi.
“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin në këtë fazë”, tha Kupina.
Nga ana tjetër, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ka deklaruar se në këto momente nuk mund të japin asnjë koment mbi këtë çështje.
Sipas mediave, Agjencia ka nisur këtë verifikim ndaj presidentes për shkak të lëvizjes së madhe të pasurisë në vetëdeklarimet e dy viteve.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)