Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njofton se është mbyllur përfundimisht procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.
Sipas rezultateve të deritanishme Lëvizja Vetënvendosje e Albin Kurtit ka marrë 51,11% të votave e përkthyer në 57 vende në Kuvendin e Kosovës.
PDK ka marrë 20,19% ose 22 mandate, LDK 13,23% ose 15 mandate dhe AAK 5,50% apo 6 vende në parlamentin e ri.
10 mandate janë të komunitetit serb, ku 9 i ka Lista Serbe dhe një Nenad Rashiqi.
KQZ shton se është e gatshme të shpallë rezultatet nëse nuk ka ankesa. Deri tani në PZAP është paraqitur vetëm një ankesë nga PDK e cila kërkon shpalljen të pavlefshme të rreth 20 mijë votave të diasporës, të cilat sipas saj kanë mbërritur me vonesë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)