Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 20 h më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar publikisht ndaj raportimeve mediatike që e lidhin emrin e saj me dosjen e Jeffrey Epstein, duke i quajtur ato tërësisht të pavërteta dhe mashtruese për opinionin publik.
Përmes një postimi në Facebook, Jahjaga ka sqaruar se gjatë gjithë kohës sa ka ushtruar detyrën si Presidente e Republikës së Kosovës, nuk ka pasur asnjë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë.
“Sqarim publik! Raportimet mediatike për ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janë tërësisht të pabaza dhe të pavërteta. Si Presidente e Republikës së Kosovës nuk kam pasur asnjëherë njohje, takim apo çfarëdo lloj kontakti me personin në fjalë”, ka shkruar Jahjaga.
Ajo thekson se përmendja e emrit të saj në disa media lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike mes palëve të treta, e cila, sipas saj, nuk dëshmon asnjë lloj lidhjeje personale apo institucionale me të.
“Përmendja e emrit tim lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me mua. Emri im askund nuk përmendet në asnjë dokument zyrtar të publikuar”, ka shtuar ish-presidentja.
Jahjaga sqaron më tej se në e-mailin në fjalë përmendet në mënyrë të paqartë “Presidenti i Kosovës”, pa u specifikuar se për cilin president bëhet fjalë dhe pa ndonjë kërkesë për takim në emër të saj.
“Në këtë e-mail përmendet Presidenti i Kosovës, por nuk është e qartë se cili dhe nuk përmendet asnjë kërkesë për takim në emër të tij apo të saj”, thekson ajo.
Duke i cilësuar raportimet ndryshe si insinuata dhe keqinformim të publikut, Jahjaga ka kërkuar që ky sqarim të publikohet nga të gjitha mediat që kanë përmendur emrin e saj.
“Çdo raportim ndryshe është insinuatë dhe mashtrim i opinionit publik. Kërkoj që ky sqarim të jepet në mediat që e kanë lakuar emrin tim, sidomos duke qenë se as nuk e kam njohur, as takuar dhe as kam kërkuar ndonjëherë takim me personin në fjalë, në asnjë pozitë që kam mbajtur”, ka përfunduar ajo.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 1 h më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 1 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 1 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 1 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 2 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e të rinjve.
10:14 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Një tjetër shqiptar është plagosur me thikë në një burg të Greqisë nga një tjetër i dënuar, vetëm disa ditë pas vrasjes së Jani Aliajt.
21:48 3 ditë më parë29.01.2026.
Autori
Komente (0)