Bashkëshorti nuk pranonte ndarjen, sulmon me hanxhar gruan në rrugë

Mediat italiane bëjnë të ditur se një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar pasi ka sulmuar në mes të rrugës me hanxhar bashkëshorten e tij, pas nuk pranonte ndarjen.

17.03.2026. 13:12

Mësohet se gruaja është plagosur rëndë në qafë, dhe është dërgua në spital. Ngjarja është regjistruar në zonën e Materës në Toskana. 

Mediat italiane shkruajnë se gruaja, nënë e tre fëmijëve, ka ndërmarrë këtë hap pas dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike nga bashkëshorti.

Policia tha se gjatë kontrollit të dhomës së hotelit ku po qëndronte përkohësisht autori, u gjet edhe një sasi kokaine, që gjithashtu u mor si provë materiale

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)