Një ditë pas publikimit të lajmit se ushtria serbe u bë forca e parë e armatosur në Europë që pajiset me raketa balistike hipersonike, të cilat janë prodhuar në Kinë, Presidenti i vendit Aleksandër Vuçiç ka vlerësuar fuqinë e zjarrit që posedo Beogradi.
Ai në një dalje për mediat u ndal tek bashkëpunimi me Izraelin në industrinë ushtarake, duke thënë se është i shkëlqyer.
"Serbia është fabrika e armëve të Izraelit", u shpreh Vuçic duke shtuar se si izraelitët ashtu edhe arabët “janë miqtë tanë”.
“Ata na shesin armë, ne u shesim atyre armë dhe kjo do të vazhdojë. Po ndërtojmë një ushtri dixhitale, do të kemi ushtrinë më moderne sepse thelbi është në atë që shihni. E shihni se si një ‘Starlink’ krijon një problem ose zgjidhje në nivelin e Ukrainës. Ajo që do të bëjmë do të jetë shumë ndryshe nga ajo që keni parë deri më tani”, tha Vuçiç gjatë një vizite në një fermë në fshatin Mramorac teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth aludimeve se Beogradi po furnizon me armë Tel Avivin, në një kohë kur është ndezur konflikti në Lindjen e Mesme.
Presidenti kujtoi se “Hermes”, “Skystrikers” dhe shumë gjëra të tjera që nuk u panë në publik u blenë për ushtrinë Serbe. Kur u pyet nëse armatimi i ri do të shfaqet në një paradë ushtarake, ai tha se nuk do të ketë paradë ushtarake, por ndoshta do të organizohet një lloj shfaqjeje.
Ai shtoi se aeroplanët e Forcave të Armatosura Serbe mund të fluturojnë deri në 12 kilometra në më pak se 2.5 minuta.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)