Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka mbajtur fjalën e tij në seancën solemne për Pavarësinë e Kosovës. Ai tha se gjyqi ndaj liderëve të UÇK në Hagë është i padrejtë dhe fyerje për të gjithë ne. E vërteta nuk mund të tjetërsohet tha Begaj, duke theksuar se Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë krah Kosovës.
"Në këtë përvjetor mendimi ynë shkon te ata që nuk janë fizikisht mes nesh, me dëshmorët e lirisë aty ku ata prehen. Po sot mendimi ynë është dhe me ata që po përballen në një betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë. Historia e Republikës së Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëarëve të tyre. Ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen padrejtësisht me akuza të montuara në Gjykatën ndërkombëtare, duke na bërë të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe akuzuar. E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhet dhe as ndryshohet sepse liria ka emër, meriton respekt, drejtësi e mirënjohje. Shqipëria është me UÇK dhe komandantët e ushtarët e UÇK me qytetarët e Kosovës me dhimbjen e zemërimin e tyre, Shqipëria ka qëndruar e qëndron sot krah Kosovës e do qëndroj jetë e mot me Kosovën", tha Begaj.
Ai tha se Kosova sot është më e fortë se sa dje dhe se është realitet i pakthyeshëm dhe shtet sovran.
"Sot ndjehem pjesë e festës, gëzimit dhe krenarisë. Sot Kosova mbush 18 vjeç, ky përvjetor është dëshmira se Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm dhe shtet sovran. Sot është vendi ku liria funksionon, frymëzon. Kosova e sotme është një shtet i ri në vite po me rrënjë të thella sakrificash, kontributesh dhe meritash, ajo ecën me hapa të sigutë drejt të ardhmes pa harruar themelt mbi të cilën u ndërtua. Lufta e drejtë e UCK që i dha Kosvoës lirinë, ky popull ka treguar se është qëndrestar dhe i pathyeshëm", vijoi ai.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)