Gol dhe asist, Rey Manaj shkëlqen përkrah Ethemit te Sivasspor
Përpos sulmuesit kuqezi festoi edhe shqiptari i Maqedonisë së Veriut, Valon Ethemi që realizoi dy gola.
14:46 9 h më parë23.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Albin Kurti deklaroi se VV nuk ka një emër për postin e presidentit, teksa premtoi se do të vijojë konsultimet me partitë e tjera për të shmangur zgjedhjet e parakohshme për këtë çështje.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri me dije se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka një kandidat të veçantë për postin e Presidentit të Republikës.
Komentet ai i bëri pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve me partitë parlamentare për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.
Kurti theksoi se, deri më tani, as LDK-ja dhe as Partia Demokratike e Kosovës nuk kanë paraqitur një emër konkret për këtë post. Ai nënvizoi se synimi kryesor është shmangia e zgjedhjeve të parakohshme, duke arritur një konsensus të gjerë politik për një kandidat që mund të sigurojë mbështetjen e nevojshme në Kuvend.
Një ditë më parë, ai zhvilloi takim edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamza, i cili deklaroi se partia e tij nuk do të bëhet pengesë për proceset shtetërore, por kërkon që kandidati për president të përfaqësojë unitetin qytetar dhe të ketë mbështetje të gjerë politike.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti duhet të zgjidhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentes aktuale, Vjosa Osmani, në të kundërt vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.
BDI ka reaguar pas arrestimit të ish zv. kryeministrit të saj Artan Grubi në Maqedoninë e Veriut. Në një reagim zyrtar, partia e Ali Ahmetit kërkon proces të drejtë, transparent dhe të paanshëm. BDI ka vlerësuar pozitivisht vetëdorëzimin e Grubit.
14:00 9 h më parë23.02.2026.
Autori
Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut është transferuar në burgun e Shuto Orizares, pasi u ndalua mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Bllacës.
11:11 12 h më parë23.02.2026.
Autori
Në përputhje me afatet kushtetuese, kanë mbetur edhe dhjetë ditë për procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit në Kosovë.
10:41 13 h më parë23.02.2026.
Autori
Ish-numri dy i qeverisë është i përfshirë në një hetim që lidhet me dyshime për shpërdorim të detyrës, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik.
09:44 14 h më parë23.02.2026.
Autori
Ka nisur në Uashington takimi i parë i Bordit të Paqes, ku presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një mesazh edhe për Kosovën.
16:25 4 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Drejtoria arsimore në Prishtinë ka vendosur të ndryshojë orarin mësimor me rastin e muajit të Ramazanit, për t’i ardhur në ndihmë nxënësve dhe mësuesve që agjërojnë.
13:38 4 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Administrata e Donald Trump po shtyn NATO të zvogëlojë misionet paqeruajtëse në disa vende, përfshirë dhe KFOR në Kosovë, duke ngritur shqetësime për pasojat që një tërheqje e mundshme mund të ketë në stabilitetin e rajonit.
13:16 4 ditë më parë19.02.2026.
Autori
Selimi theksoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet në një sallë gjyqi dhe se, sipas tij, rezistenca e UÇK-së sipas tij ishte e pashmangshme përballë represionit të Serbisë asokohe.
15:30 5 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Në seancë përmbyllëse në Hagë folën të gjithë ish liderët e UCK-së. Në fjalën e tij Jakup Krasniqi deklaroi se nuk është kriminel, siç e përshkruan aktakuza e prokurorisë speciale.
15:28 5 ditë më parë18.02.2026.
Autori
Komente (0)