Kurti pret Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë, vetëm përmes njohjes reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti priti të dërguarin e BE për dialogun me të cilin foli për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

24.02.2026. 18:37

Kurti pret Sorensen: Normalizimi i raporteve me Serbinë, vetëm përmes njohjes reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në një takim të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë, Sorensen.

Kreu i qeverisë së Kosovës ia bëri edhe njëherë të qartë Sorensen se normalizimi i plotë i marrëdhënieve me Serbinë duhet të vijë përmes njohjes reciproke.

“Dje, prita Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen. Diskutuam për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, sundimin e ligjit dhe procesin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne mbetemi të përkushtuar për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë përmes njohjes reciproke. “, shkruan Kurti në rrjetet sociale.

Edhe Sorensen ka reaguar për takimet në Kosovë, duke shkruar se fokusi ishte në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë.

“Vizitova Kosovën për bisedime të mira me kryeministrin Kurti dhe ministrin e sapoemëruar të Jashtëm, Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të raporteve me Serbinë, zbatimin e zotimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane”, shkroi Sorensen.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)