Kriza politike në Kosovë shtyn vizitën e Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos ka anuluar vizitën në Prishtinë, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Burimi: REL

10.03.2026. 17:27

Kriza politike në Kosovë shtyn vizitën e Komisioneres së BE-së për Zgjerim, Marta Kos

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos ka shtyrë vizitën e saj në Kosovë, për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Komisioni Evropian, të cilët kanë bërë të ditur se vendimi është komunikuar gjatë një bisede telefonike mes komisioneres dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Sipas zyrës për media, Kos i ka bërë të ditur Kurtit se udhëtimi i saj drejt Prishtinës do të shtyhet përkohësisht për shkak të situatës aktuale politike, por ajo synon ta realizojë vizitën në momentin e parë të mundshëm.

Vizita e komisioneres ishte paralajmëruar më 12 mars dhe ky do të ishte edhe udhëtimi i parë i saj në Kosovë që nga marrja e detyrës në dhjetor të vitit 2024.

Shtyrja e vizitës vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi të pezullojë deri në fund të marsit dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit, pasi institucionet nuk arritën të zgjedhin presidentin e ri deri më 5 mars.

Rasti është dërguar në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas vendimit të gjykatës, deri më 31 mars presidentja nuk mund të shpallë datën e zgjedhjeve, ndërsa Kuvendi nuk mund të vazhdojë punimet e tij.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)