Shkakton konvulsione dhe mund të shtrohesh në reanimacion, droga e re që po shqetëson SHBA
“Kratom” përmban përbërës aktivë që veprojnë në tru në mënyrë të ngjashme me opioidët, duke ndikuar në sistemin nervor.
22:45 18 h më parë23.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Deklarata nga Fatos Geci, anëtar i partisë Guxo dhe pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Ndërhyn edhe kryeministri Kurti, i cili është distancuar nga qëndrimi i deputetit.
Një deklaratë e bërë në Kuvendin e Kosovës nga deputeti Fatos Geci ka shkaktuar reagime të forta politike dhe debat të gjerë publik. Geci, anëtar i partisë Guxo dhe pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, u shpreh se shpreson që ish-presidenti Hashim Thaçi të marrë dënim me burgim të përjetshëm nga Gjykata Speciale në Hagë.
Gjatë fjalës së tij, Geci bëri një krahasim me një rast tjetër gjyqësor, duke iu referuar dënimit të dhënë ndaj Naim Murselit për vrasjen e Liridona Ademajt. Ai shtoi se “të njëjtin fat” do ta kishte edhe Thaçi në procesin në Hagë. Deklarata u prit menjëherë me reagime të ashpra nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila e cilësoi gjuhën e përdorur si fyese ndaj figurave politike dhe historike të vendit, si dhe ndaj kontributit të luftës së UÇK-së.
Në Kuvend, tensionet u rritën edhe më tej pas përplasjes verbale mes deputetëve, ndërsa opozita e akuzoi mazhorancën për retorikë përçarëse dhe mungesë respekti institucional. Pas reagimeve publike, ka ndërhyrë edhe kryeministri Albin Kurti. Ai u distancua nga deklarata e deputetit Geci.
Kurti theksoi se qëndrimi i tillë nuk përfaqëson institucionet qeverisëse dhe se përfaqësuesit të partisë Guxo i është tërhequr vëmendja për përdorimin e gjuhës në Kuvend. Kurti nënvizoi gjithashtu besimin e tij në procesin e drejtësisë ndërkombëtare dhe në luftën çlirimtare të Kosovës, duke u përpjekur të ulë tensionet e krijuara nga deklarata.
Kuvendi i Kosovës miratoi me shumicë votash marrëveshjen për anëtarësimin e vendit në Bordin e Paqes.
18:46 1 h më parë24.04.2026.
AutoriAta të tre janë pjesë e një grupi prej 42 personash të akuzuar për sulmin që ndodhi më 24 shtator 2023, kur një grup i armatosur serbësh, fillimisht bllokoi një urë në fshatin Banjskë në komunën e Zveçanit.
15:38 1 h më parë24.04.2026.
Autori
Rreth orës 21:00, oficerët e policisë që po kryenin kontrolle të rastësishme në autostradën kombëtare, pranë Kiatos, ndaluan automjetin e tij dhe sapo hapën bagazhin nuk ju besuan syve nga ajo çka panë. Sipas mediave greke në bagazh gjendeshin 1 milionë e 150 mijë euro cash.
14:13 3 h më parë24.04.2026.
Autori
Rexhep Qosja kishte lënë një amanet që prej vitit 2016 që në varrimin e tij nuk donte asnjë ritual fetar apo prani shtetërore.
19:49 21 h më parë23.04.2026.
Autori
Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti theksoi se ky ligj synon të mbrojë qytetarët nga rritjet e menjëhershme dhe të paarsyeshme të çmimeve në raste të destabilizimit të tregut.
19:05 22 h më parë23.04.2026.
AutoriMedia greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
18:51 22 h më parë23.04.2026.
Autori
Kosova do të jetë në zi ditën e nesërme në nder të akademikut Rexhep Qosja i cili ndërroi jetë në moshën 89 vjeçare.
16:15 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Ish kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është arrestuar nga policia e shtetit fqinj pasi dyshohet se ka përvetësuar 700 mijë euro nga fondet që ka dhënë UEFA.
10:29 1 ditë më parë23.04.2026.
Autori
Kurti shtoi se mbajtja e zgjedhjeve të reja gjithashtu do t’iu kushtojë qytetarëve të Kosovës miliona euro nga buxheti i shtetit.
21:06 1 ditë më parë22.04.2026.
Autori
Komente (0)