Pas 8 orësh bllokim, hapet rruga Librazhd- Qafë Thanë
Pas tetë orësh bllokim është hapur një korsi e rrugës Librazhd- Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë.
19:55 1 ditë më parë01.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Qeveria e Kosovës ka vendosur marzhe tavan fitimi për naftën për transport. Vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës së drejtë në tregun vendor të naftës.
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se ka marrë vendim për caktimin e marzheve tregtare për produktet e naftës që përdoren për transport.
Sipas këtij vendimi, marzhi maksimale e lejuar për shitjen me shumicë është deri në 2 centë për litër, ndërsa për shitjen me pakicë deri në 12 centë për litër.
Hajdari ka theksuar se vendimi është marrë me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të konkurrencës së drejtë në tregun vendor të naftës. Ajo ka sqaruar se masa vjen si rezultat i mbikëqyrjes së vazhdueshme të tregut, bazuar në të dhënat e përditshme të Doganës së Kosovës dhe raportet e Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
Sipas ministres, nga këto të dhëna është evidentuar se rritjet e çmimeve të importit reflektohen menjëherë në çmimet e shitjes, ndërsa uljet e çmimeve furnizuese nuk pasqyrohen proporcionalisht në tregun e brendshëm.
Vendimi do të hyjë në fuqi pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Po ashtu, është paralajmëruar rritje e inspektimeve nga Inspektorati i Tregut për të siguruar zbatimin e plotë të masës.
Aktualisht, çmimi i naftës me pakicë në Kosovë sillet rreth 1.25 euro për litër.
Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe më herët masa mbrojtëse për produktet e naftës. Një vendim i ngjashëm ishte marrë në vitin 2023, por ishte kundërshtuar nga përfaqësuesit e sektorit të naftës, të cilët kishin deklaruar se masa ishte bazuar në raste të izoluara të abuzimit dhe se po dëmtonte gjithë sektorin. Edhe në vitin 2022, Qeveria kishte vendosur çmime tavan për shitjen me shumicë dhe pakicë të produkteve të naftës.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç teksa pa nga afër prezantimin e robotëve humanoidë në Qendrën Kulturore Kineze në Beograd tha se vendi i tij mund të jetë i pari në Europë që do të fillojë prodhimin e robotëve të ngjashëm, duke nisur nga ky vit, me ndihmën e kompanive kineze.
15:13 10 h më parë02.02.2026.
Autori
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas raportimeve mediatike që lidhën emrin e saj me dosjen “Epstein”, duke i cilësuar ato si tërësisht të pavërteta.
14:51 11 h më parë02.02.2026.
AutoriNëntë viktima dhe 26 të plagosur është bilanci i një aksidenti pranë Antalias, në Turqinë Jugore.
14:30 1 ditë më parë01.02.2026.
Autori
Policia greke ka ushtruar kontroll në burgun e Koridhalos pas vrasjes së shqiptarit Jani Aliaj, ku u gjetën sende të paligjshme.
21:35 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lumir Abdixhiku do të jetë sërish në krye të LDK pasi i mbijetoi votëbesimit të anëtarësisë.
20:37 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Lëvizja Vetëvendosje siguroi 57 deputetë në parlament, pasi mori mbi 51 për qind të votave, Partia Demokratike do të ketë 22 vende.
12:42 2 ditë më parë31.01.2026.
Autori
Komisioni Zgjedhor në Kosovë pritet të shpallë ditën e nesërme rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
21:58 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
“Kosova synon të luajë një rol aktiv në promovimin e paqes në nivel global, duke u angazhuar kudo ku ka nevojë”. Kështu u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, teksa komentoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes.
13:40 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Atmosfera në stadium u karakterizua nga flakadanë, këngë dhe momente heshtjeje, ndërsa familjarë, miq dhe mbështetës të klubit nderuan kujtimin e të rinjve.
10:14 3 ditë më parë30.01.2026.
Autori
Komente (0)