Atentat në Elbasan, ekzekutohet biznesmeni
Biznesmeni Edmond Hyka u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Elbasanit në një atentat që tronditi qytetin. Ai ishte pronar i disa bizneseve në këtë qytet.
20:38 Para 19 h30.11.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një histori e re mashtrimi po vjen nga Britania e Madhe, ku një grua e ve ka humbur të gjitha kursimet e jetës dhe shtëpinë, pasi u bind se kishte hyrë në një lidhje romantike me aktorin e njohur të Hollywood-it, Jason Momoa.
Një grua e ve nga Britania e Madhe ka humbur të gjitha kursimet e jetës dhe madje edhe shtëpinë e saj, pasi ra pre e një mashtrimi online ku autorët përdorën video të krijuara me inteligjencë artificiale për ta bindur se ishte në një lidhje romantike me aktorin e Hollywood-it, Jason Momoa. Sipas LADbible, viktima humbi plot 570 mijë euro në këtë skemë mashtrimi.
Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publik, nisi të ndiqte një faqe fansash të aktorit pas humbjes së bashkëshortit të saj me të cilin kishte kaluar 50 vite. Pak kohë më vonë, ajo mori një mesazh që mendoi se vinte nga vetë Momoa. Mashtruesit përdorën video të sofistikuara të krijuara me AI për ta bindur se aktori 46-vjeçar ishte i dashuruar me të dhe se ata ishin “të destinuar të ishin bashkë”.
Pasi fituan besimin e saj, mashtruesit filluan kërkesat për para. “Momoa” i rremë i kërkoi 570 mijë euro, duke pretenduar se kishte nevojë për financim të projekteve filmike dhe se po ndërtonte shtëpinë e tyre të ardhshme në Havai. E bindur se po jetonte një histori të vërtetë dashurie, e veja shiti shtëpinë e saj në Cambridgeshire për t’i dërguar paratë.
Sapo shuma u transferua, mashtruesi u zhduk pa lënë gjurmë. Policia e Cambridgeshire e konfirmoi rastin, duke thënë: “Ky rast mund të duket i pabesueshëm, por është krejtësisht i vërtetë dhe ka lënë një grua të pambrojtur pa shtëpi”.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji, pasi më herët, një gjyshe nga Newcastle humbi 92.800 euro në një mashtrim ku përdorej po imazhi i aktorit.
Ajo tregoi se fillimisht i dërgoi para “aktorit” për bileta avioni që të vinte ta vizitonte, por më pas kërkesat vazhduan, madje edhe për “dhurata për vajzën e tij”.
Rasti po përdoret si paralajmërim për rritjen e mashtrimeve romantike që shfrytëzojnë teknologjinë e inteligjencës artificiale për të krijuar identitete bindëse të personazheve publikë.
Humbja e Shpat Kasapit ka tronditur jo vetëm publikun shqiptar, por ka kaluar kufijtë, duke prekur edhe mediat më të mëdha ndërkombëtare.
19:00 Para 2 d28.11.2025.
Autori
Shpat Kasapi, një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare në Itali pas një sulmi në zemër, duke lënë pas dhimbje të madhe te familja, miqtë dhe publiku që u rrit me këngët e tij.
19:04 Para 4 d26.11.2025.
Autori
Komente (0)