Donacioni më i madh në histori, Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë fondacionit të ish-gruas

Shifra ishte pjesë e akordit të divorcit në vitin 2021. Melinda kishte njoftuar më parë se do të përfitojë 12,5 miliardë dollarë për aktivitetin filantropik.

10.01.2026. 10:59

Donacioni më i madh në histori, Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë fondacionit të ish-gruas

Një nga donacionet më të mëdha filantropike të dokumentuara publikisht në historinë e njerëzimit vjen nga Bill Gates. Ai ka transferuar thuajse 8 miliardë dollarë në fondacionin privat të Melinda French Gates, si pjesë e marrëveshjes së tyre të divorcit.

Lajmi u bë i ditur nga “New York Times”. Të dhënat dolën pas një deklarate të re të pasurisë, e cila zbulon detajet financiare të ndarjes së çiftit që u nda në vitin 2021, e pasuar edhe nga ndarja e aktiviteteve të tyre filantropike në vitin 2024.

Sipas dokumentit, Gates dhuroi 7,88 miliardë dollarë në 2024 për fondacionin e ri të krijuar nga Melinda, të quajtur “Pivotal Philanthropies Foundation”. Kur French Gates njoftoi në maj të 2024-ës se do të largohej nga posti i bashkë-kryetares së “Fondacionit Bill & Melinda Gates”, ajo kishte lënë të kuptohej se ish-bashkëshorti do të dhuronte 12,5 miliardë dollarë për përpjekjet e saj për përmirësimin e kushteve të jetesës së njerëzve.

Në një deklaratë, ajo theksoi se “sipas kushteve të marrëveshjes me Bill” do të  përfitonte “edhe 12,5 miliardë dollarë për të ndihmuar gratë dhe familjet”. Megjithatë, detajet e sakta të ndarjes së aktiviteteve filantropike nuk ishin publikuar më parë. Aktualisht, “Pivotal Philanthropies Foundation” është një nga fondacionet private më të mëdha në SHBA.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)