Ndahet nga jeta Francis Buchholz, muzikanti legjendar i “Scorpions”

Basisti origjinal i grupit të mirënjohur gjerman ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, pas një betejë të gjatë dhe të heshtur me kancerin.

23.01.2026. 14:03

Ndahet nga jeta Francis Buchholz, muzikanti legjendar i “Scorpions”

Bota e muzikës është në zi. Francis Buchholz, basisti origjinal i grupit legjendar gjerman “Scorpions” ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare. Familja e muzikantit legjendar konfirmoi se ai u shua në paqe, pas një beteje të gjatë me kancerin.

Buchholz iu bashkua “Scorpions” në vitin 1973, duke kontribuar ndjeshëm në ngjitjen e tyre drejt famës botërore gjatë viteve ’70 dhe ’80. Linjat e tij melodike në bas u kthyen në një prej shtyllave të tingullit karakteristik të bandës. Muzika magjepsëse, e cila ndërthurte rokun energjik me baladat, u kthye në kolonën zanore të një brezi të tërë.

Ai ishte pjesë e disa prej këngëve më ikonike, duke përfshirë “Rock you like a hurricane”, “Still loving you” dhe “Wind of change”. Kjo e fundit është konsideruar edhe si himni jozyrtar i rënies së Murit të Berlinit dhe një nga këngët më të shitura në historinë e muzikës. Gjatë periudhës së tij me grupin, “Scorpions” shitën mbi 100 milionë albume në mbarë botën, ndërsa Buchholz u nderua me më tepër se 50 çmime ari dhe platini.

Në vitin 1992, pas suksesit të madh të albumit “Crazy World”, Buchholz vendosi të largohej nga skena muzikore. Vendimin e mori vetëm pak kohës pas lindjes së vajzave binjake, duke zgjedhur të linte skenën e madh dhe turnetë botërorë për t’iu përkushtuar familjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)