Shuhet ikona e modës

Stilisti i njohur italian i modës, Valentino Garavani, i njohur botërisht si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Burimi: BBC

19.01.2026. 18:19

Shuhet ikona e modës

Stilisti i njohur italian i modës, Valentino Garavani, i njohur botërisht si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga Fondacioni Valentino Garavani dhe Giancarlo Giammetti, përmes një postimi në Instagram, ku thuhet se ai u shua qetësisht në shtëpinë e tij në Romë, i rrethuar nga familja.

Trupi i tij do të vendoset për homazhe në Piazza Mignanelli më 21-22 janar, ndërsa ceremonia mortore do të mbahet më 23 janar në Bazilikën “Santa Maria degli Angeli e dei Martiri”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)