Reali del me 3 pikë nga një fushë shumë e vështirë dhe merr kryesimin

Real Madridi është ngjitur në krye të renditjes së La Ligës pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit në “Estadio de la Cerámica”, duke i shkaktuar vendasve dy humbje radhazi në kampionat për herë të parë që nga muaji mars.

24.01.2026. 23:14

Reali del me 3 pikë nga një fushë shumë e vështirë dhe merr kryesimin

Real Madridi është ngjitur në krye të renditjes së La Ligës pas fitores 2-0 ndaj Villarrealit në “Estadio de la Cerámica”, duke i shkaktuar vendasve dy humbje radhazi në kampionat për herë të parë që nga muaji mars. Ndeshja nisi me ritëm të ulët dhe pak raste, ndërsa verdhezinjtë pretenduan për një penallti në minutat e para, por arbitri César Soto Grado la lojën të vazhdonte.

Pjesa e parë u karakterizua nga duel fizik dhe mbrojtje të forta, me Realin që hasi vështirësi në sulm. Rasti i parë erdhi nga Arda Güler, ndërsa Vinícius Jr. dhe Pape Gueye u ndalën nga jashtë zonës.

Gjithçka ndryshoi në fillimin e pjesës së dytë, kur Kylian Mbappé përfitoi nga një top i lirë në zonë dhe shënoi golin e avantazhit.

Reali kontrolloi lojën, ndërsa Villarreal u përpoq pa sukses për barazimin. Në minutat shtesë, Mbappé fitoi penallti dhe e shndërroi me qetësi, duke vulosur fitoren 2-0 dhe kryesimin e përkohshëm të madrilenëve në La Liga.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)