Protesta e PD, Policia-qytetarëve: Distancohuni nga çdo veprim i paligjshëm

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër një protestë kombëtare para Kryeministrisë, e planifikuar të nisë në orën 17:00. Në lidhje me këtë tubim, Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

23.01.2026. 18:18

Protesta e PD, Policia-qytetarëve: Distancohuni nga çdo veprim i paligjshëm

Partia Demokratike do të zhvillojë nesër një protestë kombëtare para Kryeministrisë, e planifikuar të nisë në orën 17:00. Në lidhje me këtë tubim, Policia e Tiranës ka bërë të ditur masat e marra për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe kufizimet e përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa akse kryesore të kryeqytetit.

Sipas njoftimit zyrtar, kufizimet do të nisin që sonte, duke ndaluar lëvizjen dhe parkimin e mjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa nga pasditja e së nesërmes bllokimet do të zgjerohen edhe në rrugë të tjera pranë zonës së protestës. Policia thekson se masat merren në zbatim të ligjit “Për tubimet” dhe synojnë mbarëvajtjen e aktivitetit, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Autoritetet paralajmërojnë se, në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime edhe në akse të tjera, ndërsa qarkullimi do të devijohet në rrugë alternative. Njëkohësisht, qytetarët këshillohen të shmangin lëvizjen me automjete në zonat e bllokuara për të mos krijuar pengesa.

Policia u ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të distancohen nga çdo veprim i paligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike.

Njoftimi:

Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës, për zhvillimin e një tubimi ditën e nesërme, i cili nis në orën 17:00 para Kryeministrisë.

Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubime, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme dhe të nesërme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 23:45, të ditës së sotme, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të tubimit në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”,

-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Duke marrë shkas nga disa deklarata publike, i bejmë thirrje qytetarëve që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kunderligjshme që cënojnë rendin dhe sigurinë publike.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)