Pas dy ditësh kërkimesh intensive nga autoritetet e Kosovës, një 30-vjeçar me inicialet S.P. është gjetur të premten në mesditë në rajonin e Ferizajt. Ai ishte zhdukur mëngjesin e 21 janarit në fshatin Jezercë, pas një aksidenti trafiku me një makinë BMW.
Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë në zonë dhe ka kontrolluar Qendrën Emergjente në Ferizaj, Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe disa banesa private, pa gjetur të lënduar. Pas informacionit të një qytetari, S.P. u lokalizua në fshatin Budakovë të Suharekës, pranë vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”.
Ai mori menjëherë ndihmë mjekësore dhe po trajtohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia falënderoi qytetarin B. Osmani, 54 vjeç, dhe Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për kontributin në gjetjen e të zhdukurit. Shoqata publikoi foto nga momenti i gjetjes, duke njoftuar se S.P. ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, por tashmë nën kujdes mjekësor.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)