Ndryshime në nivel drejtuesi në administratë, Genti Gazheli ikën nga Doganat
Qeveria pritet të miratojë sot një seri vendimesh që sjellin ndryshime të rëndësishme në drejtimin e institucioneve kyçe shtetërore.
13:06 3 h më parë28.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Mbreti Charles III duket se ka gjetur një pasion të ri, larg protokollit dhe ceremonive zyrtare, kuzhinën. Në mënyrë befasuese, ai është përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e menuve që serviren në restorantet e rezidencave të tij mbretërore.
Mbreti Charles III duket se ka gjetur një pasion të ri, larg protokollit dhe ceremonive zyrtare, kuzhinën. Në mënyrë befasuese, ai është përfshirë drejtpërdrejt në përgatitjen e menuve që serviren në restorantet e rezidencave të tij mbretërore, duke u shndërruar simbolikisht në një “kuzhinier” që rivalizon emra të njohur si Jamie Oliver apo Gordon Ramsay.
Ajo që i dallon pjatat e Mbretit Charles nga kuzhina e shefave të famshëm është origjina e produkteve, çdo përbërës vjen ekskluzivisht nga pronat mbretërore. Menuja e re dimërore, e quajtur “Winter Warmer Menu”, mund të shijohet në Sandringham, rezidenca mbretërore në Norfolk e hapur për publikun.
Mes pjatave kryesore spikat ‘curry’ me mish qengji, një nga gatimet e preferuara të Princeshës Kate. Ai përgatitet me qengj Aberfield nga tufat e pronës, që numërojnë mbi 2 mijë dele. Në menu është edhe “beef cobbler”, një tavë me mish viçi me rozmarinë, e realizuar vetëm me mish organik nga bagëtitë e Mbretit.
Eksperienca kulinare ofrohet me një çmim të përballueshëm prej 10 paundësh dhe përfshin edhe alternativa vegjetariane e vegane, pesë lloje fasulesh dhe perime nga kopshti mbretëror.
Ndërsa Kate Middleton njihet për dashurinë ndaj ushqimeve pikante, Princi William mbetet skeptik. “Nuk i duroj ushqimet shumë djegëse, filloj të djersij dhe nuk duket bukur”, ka pranuar ai me humor.
Aktorja e njohur amerikane Sydney Sweeney po përballet me akuza për shkelje të pronës dhe vandalizëm pasi vari një palë reçipeta në tabelën e Hollivudit.
19:54 20 h më parë27.01.2026.
Autori
Drake ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut shqiptar duke u shfaqur në rrjete sociale me një kapele me flamurin shqiptar, një gjest që u prit me entuziazëm nga fansat në Shqipëri dhe Kosovë.
20:02 1 ditë më parë26.01.2026.
Autori
Basisti origjinal i grupit të mirënjohur gjerman ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare, pas një betejë të gjatë dhe të heshtur me kancerin.
14:03 5 ditë më parë23.01.2026.
Autori
Brooklyn Peltz Beckham ka thënë se nuk do të "pajtohet" me familjen e tij. Në një seri postimesh në Instagram, fëmija më i madh i David dhe Victoria akuzoi prindërit e tij se e "sulmuan" atë dhe gruan e tij në shtyp
11:05 8 ditë më parë20.01.2026.
Autori
Stilisti i njohur italian i modës, Valentino Garavani, i njohur botërisht si Valentino, ka ndërruar jetë në moshën 93-vjeçare.
18:19 8 ditë më parë19.01.2026.
Autori
Pas 1,336 ditësh, pritja mbaroi për fansat e Harry Styles, ai ka njoftuar rikthimin e tij në muzikë.
08:02 12 ditë më parë16.01.2026.
AutoriAktori i mirënjohur Matt Damon ka zbuluar në podcastin “New Heights” me Jason dhe Travis Kelce, se i është nënshtruar një diete tepër strikte, duke humbur 18 kilogramë, për të realizuar transformimin e nevojshëm fizik për personazhin e tij në filmin “Odisea” të Christopher Nolan.
15:55 14 ditë më parë14.01.2026.
Autori
Zoe Saldana ka marrë fronin si aktorja me të ardhurat më të mëdha nga filmat, duke lënë pas Scarlett Johansson, falë suksesit të filmave Avatar, Guardians of the Galaxy dhe Star Trek.
15:04 14 ditë më parë14.01.2026.
Autori
Turneu i koreano-jugorëve BTS, janë planifikuar 79 koncerte në të gjithë botën. Albumi i ri publikohet më 20 mars, do të jetë i pari pas gjashtë vjetëve.
12:11 14 ditë më parë14.01.2026.
Autori
Komente (0)