Mosmarrëveshje mbi menaxhimin e fëmijëve, martesa e Harry e Meghan në rrezik?

Një nga pikat kryesore të përplasjeve është ekspozimi mediatik i fëmijëve, Duka ka një qëndrim të prerë: ai dëshiron që fëmijët të mbeten sa më të padukshëm për publikun.

30.01.2026. 15:19

Mosmarrëveshje mbi menaxhimin e fëmijëve, martesa e Harry e Meghan në rrezik?

Një valë tensioni duket se po godet marrëdhënien mes Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it. Sipas burimeve pranë çiftit, tw raportuara nw mediat ndwrkombwtare, Harry dhe Meghan janë përfshirë në debate të ashpra lidhur me mënyrën e rritjes së fëmijëve të tyre, 6-vjeccarit Archie dhe 4-vjeccarit Lilibet.

Një nga pikat kryesore të përplasjeve është ekspozimi mediatik i fëmijëve. Harry ka një qëndrim të prerë: ai dëshiron që fëmijët të mbeten sa më të padukshëm për publikun, të paktën deri sa të jenë të mjaftueshëm të rritur për të vendosur vetë. Nga ana tjetër, Meghan duke qenë gjithashtu e kujdesshme për privatësinë e fëmijëve, mendon se një izolim total nga vëmendja publike mund të sjellë pasoja të tjera në të ardhmen. Ajo dëshiron një qasje më të ekuilibruar.

Burime pranë çiftit thonë se debatet janë bërë më intensive, duke u ushqyer nga dashuria e fortë që të dy ndjejnë për fëmijët. Megjithatë, pasiguria mbi një pikë takimi mund të çojë tensionet drejt një ndarjeje më të thellë. Sipas mediave, përplasje të reja kanë lindur edhe pas ndryshimit të emrit të organizatës së tyre, nga “Archewell” në “Archewell Philanthropies”. Ky ishte një vendim qw u prezantua si një hap përpara në aktivitetin humanitar të çiftit.

Harry është kundër çdo presioni që mund t’u lindë fëmijëve vetëm për shkak të emrit dhe privilegjeve që kanë, duke dashur t’i mbrojë nga problematikat që ai vetë i ka përjetuar. Ekspertët vërejnë se këto mosmarrëveshje tregojnë jo vetëm për një çështje privatësie, por edhe për mënyrën se si Harry dhe Meghan e shohin rolin e tyre si prindër dhe të ardhmen e fëmijëve. Për Harry, traumat e një fëmijërie të ekspozuar dhe të ndjekur nga media e bëjnë veçanërisht të ndjeshëm ndaj çdo rreziku të ngjashëm për Archie dhe Lilibet.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)