Modi viziton Izraelin, test për Indinë në Lindjen e Mesme
Kryeministri indian Narendra Modi ka mbërritur në Izrael për një vizitë dy-ditore, e para e tij që nga fillimi i luftës në Gaza.
13:28 1 ditë më parë25.02.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti Bajram Begaj ka uruar 113-vjetorin e Forcave të Armatosura me një mesazh mirënjohjeje, duke vlerësuar kontributin, sakrificat dhe rolin e tyre në misionet ndërkombëtare.
Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë një mesazh vlerësimi dhe mirënjohjeje për të gjithë efektivët që i shërbejnë vendit brenda dhe jashtë kufijve. Kreu i shtetit theksoi se profesionalizmi dhe përkushtimi i tyre në misionet ndërkombëtare e bëjnë Shqipërinë krenare.
“Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.
Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.
Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH!”, shkruan Begaj në Facebook.
Temperatura minimale në qytetet do të jetë 12°C, ndërsa maksimalja pritet të arrijë deri në 20°C.
08:10 29 min më parë27.02.2026.
Autori
Zbardhen emrat e ministrave të rinj të kabinetit Rama dhe detyrat që kanë mbajtur më herët.
23:00 9 h më parë26.02.2026.
Autori
Lëvizjet në qeveri, kreu i PD, Sali Berisha e cilëson një tentativë të kryeministrit Rama për të shpëtuar lëkurën e tij. Ai ftoi qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e radhës.
21:35 11 h më parë26.02.2026.
Autori
Ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nën forca të shumta policie, i ekstraduari i fundit nga Dubai, Durim Bami.
20:27 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Kryeministri Edi Rama ka vendosur të bëjë shtatë ndryshime në kabinetin qeverisës, duke shkarkuar nga detyra emra me peshë në Partinë Socialiste, si Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu.
20:17 12 h më parë26.02.2026.
Autori
Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot 1,500 kuota të reja për të mbështetur me kredi të buta familjet në kryeqytet.
18:26 14 h më parë26.02.2026.
Autori
Pas daljes nga ambientet e GJKKO-së, Kryemadhi mohoi sërish akuzat e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, duke theksuar se pjesa më e madhe e dosjes hetimore është përqendruar tek ajo.
17:52 14 h më parë26.02.2026.
Autori
Një aksident me dy të plagosur është shënuar pasditen e së enjtes në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
17:41 14 h më parë26.02.2026.
AutoriMinistri Vengu bëri të ditur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS se në muajin prill nis linja e prodhimit të dronëve taktikë, ndërsa janë hapur rekrutimet për 12 inxhinierë që do të trajnohen në bashkëpunim me partnerë izraelitë.
17:17 15 h më parë26.02.2026.
Autori
Komente (0)