Kërcënimet e mundshme nga Rusia, Finlanda forcon përgatitjet në rast lufte
Helsinki ka krijuar një rrjet strehash dhe tunele nëntokësore, të dizajnuara për të përballuar edhe kërcënime bërthamore.
21:22 1 ditë më parë02.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Presidenti Bajram Begaj shënoi 100-vjetorin e Urdhrit të Skënderbeut duke ndarë medalje vlerësimi për personalitete të shquara shqiptare.
Me rastin e 100-vjetorit të Urdhrit të Skënderbeut, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, organizoi një ceremoni zyrtare për ndarjen e medaljeve të vlerësimit për personalitete të shquara në fusha të ndryshme të jetës publike dhe profesionale. Ky aktivitet shënon zbatimin e ligjit të ri “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë”, duke vendosur standarde të reja për ndarjen e dekoratave shtetërore.
Në fjalën e tij, Presidenti Begaj theksoi se Urdhri i Skënderbeut duhet të mbahet si testament i merituar për ata që ndërtojnë Shqipërinë me vepra dhe jo si një shpërblim formal. Ai e vendosi këtë urdhër së bashku me Urdhrin Suprem të Shqiponjës dhe Urdhrin e Lisit Akademik, duke formuar “trininë e nderimit shtetëror”, simbol i flamurit, virtytit dhe dijes. Përzgjedhja e të dekoruarve, sipas Begajt, duhet të bazohet në meritokraci, transparencë, objektivitet dhe reciprocitet ndërkombëtar, si shprehje e një kulture institucionale të re në vlerësimin e shërbimit ndaj vendit.
Kreu i Shtetit bëri thirrje që institucionet, bashkitë dhe qytetarët të propozojnë individë që kontribuojnë në mënyrë të heshtur, duke mbajtur përgjegjësi dhe integritet në profesionin e tyre. Ai nënvizoi se shekulli i dytë i Urdhrit të Skënderbeut duhet të jetë shekulli i vlerësimit të ndershëm dhe të drejtë, duke rikthyer respektin e merituar për dekoratat në sytë e qytetarëve.
Presidenti përfundoi duke shprehur mirënjohjen për të dekoruarit dhe duke theksuar rëndësinë e kontributit të tyre për historinë e përbashkët dhe frymëzimin e brezave të rinj, veçanërisht në prag të integrimit europian të Shqipërisë.
Dy persona të moshave 25 dhe 30 vjeç janë gjetur të pajetë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Korçës, ku janë gjetur trupat e dy të rinjve, të dyshuar emigrantë të paligjshëm.
17:38 19 min më parë04.04.2026.
Autori
Në fjalën e tij, Imzot Dodaj kishte një apel edhe për politikën dhe institucionet, duke kërkuar ndershmëri dhe më shumë përgjegjësi në drejtimin e vendit.
14:18 3 h më parë04.04.2026.
Autori
Në Asamblenë e Partisë Socialiste në njësinë nr.12 në Tiranë, kryeministri deklaroi se ekonomia dhe turizmi janë rritur.
13:51 4 h më parë04.04.2026.
Autori
Berisha pranoi se protestat nuk kanë sjellë “përmbysjen” që opozita do të donte, por ato kanë ndihmuar në “damkosjen e regjimit”.
13:42 4 h më parë04.04.2026.
Autori
Po kthehej në Shqipëri, ngjarja e rëndë kishte ndodhur në prani të dy shtetasve të tjerë të mitur, të cilët ishin të moshës 9 dhe 10 vjeç.
13:27 4 h më parë04.04.2026.
Autori
E cilësoi një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë të ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin, me qëllim garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjes së përbashkët.
12:25 5 h më parë04.04.2026.
Autori
Gjithashtu, gjatë verifikimit të dokumentacionit, u konstatua se mungonte edhe sistemi i vetëkontrollit gjatë procesit të miksimit, duke shkelur ligjin në fuqi.
12:06 5 h më parë04.04.2026.
Autori
Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrjetit të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe personave të tjerë të përfshirë.
11:48 6 h më parë04.04.2026.
Autori
Burimet policore bëjnë të ditur se ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm mes djalit të viktimës dhe autorit të sulmit.
11:29 6 h më parë04.04.2026.
Autori
Komente (0)