Prokuroria e Tiranës ka lëshuar urdhër për shpalljen në kërkim të Eno Agasit, i njohur si djali i xhaxhait të Ergys Agasit, pas dyshimeve për pengim të veprimeve hetimore. Me kërkesë të prokurorit Bledar Valikaj, Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj Agasit, por urdhri ende nuk është ekzekutuar, pasi ai nuk është gjetur.
Sipas burimeve zyrtare, Eno Agasi dyshohet se ka ndërhyrë në inventarizimin e një koleksioni verërash të shtrenjta, i cili u zbulua gjatë kontrolleve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në pronën e Ergys Agasit, person i cili është shpallur në kërkim nga SPAK.
Vlera e koleksionit të verërave, që nuk dispononin pulla fiskale, arrin në rreth 3 milionë euro, ndërsa dëmi i shkaktuar ndaj shtetit përllogaritet në rreth 40 milionë lekë. Hetimi po kryhet nën koordinimin e SPAK. Sipas autoriteteve, çdo lëvizje e pasurisë gjatë procesit të inventarizimit konsiderohet veprim që pengon zbardhjen e së vërtetës dhe do të ndiqet penalisht.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)