Vlora, në ditën e tretë pa ujë, spitali furnizohet me autobote

Vlora, prej 3 ditësh vuan mungesën e ujit të pijshëm. Shkak është bërë një defekt në tubacionin kryesor, teksa mësohet se spitali po furnizohet nga zjarrfikëset.

28.12.2025. 10:03

Vlora, në ditën e tretë pa ujë, spitali furnizohet me autobote

Qytetarët e Vlorës kanë hyrë në ditën e tretë që uji i pijshëm mungon në çezmat e tyre.

Shkak të këtë mungesë të tejzgjatur të furnizimit me ujë është bërë një defekt i rëndë në një prej linjave kryesore.

Ndonëse, ekipet e punës së Ujësjellësit të Vlorës ndodhen në gatishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje për zgjidhjen e kësaj situate, duket se defekti është tepër i rëndë.

Mësohet, se nga ana e autoriteteve janë marrë masa për furnizimin me ujë të spitalit me autobote dhe mjete zjarrfikëse.

Aktualisht, qytetarët e Vlorës i janë rikthyer vendburimit të ujit të ftohtë si të vetmit shpëtim për të pasur ujë në shtëpitë e tyre.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)