Shpresë për rikthimin e ujit në Vlorë, vijnë në Rinas pjesët e këmbimit nga Turqia

Kanë mbërritur në Rinas, pjesët e këmbimit dhe pajisjet nga Turqia, të nevojshme për riparimin e defektit në ujësjellësin e Vlorës që ka lënë qytetarët e kësaj zone prej 4 ditësh pa ujë të pijshëm.

29.12.2025. 19:44

Shpresë për rikthimin e ujit në Vlorë, vijnë në Rinas pjesët e këmbimit nga Turqia

Kanë mbërritur në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit pjesët e këmbimit dhe pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit të rëndë në linjën e ujësjellësit në Vlorë, që ka lënë qytetarët e zonës turistike prej 4 ditësh pa ujë të pijshëm.

Ashtu siç ishte lajmëruar edhe më herët, pjesët e këmbimit kanë ardhur nga Turqia, pasi në Shqipëri nuk ekzistonin të tilla.

Më herët gjatë ditës, ekipet e ujësjellësit kanë deklaruar se me ardhjen e këtyre pjesëve rikthimi i ujit në çezmat e qytetarëve vlonjatë do të bëhet brenda disa orësh.

Aktualisht, në Vlorë, pas disa përpjekjesh të njëpasnjëshme është rikthyer furnizimi me ujë vetëm në zonën e Lungomares.

Qytetarët e Vlorës u ngritën mbrëmjen e së dielës në një protestë, e cila u përshkallëzua më tej mëngjesin e së hënës ku njerëz të shumtë u mblodhën përpara bashkisë.

Më tej, protestuesit bllokuan disa akse rrugore në zonën e njohur si Kapelet, duke sjellë trafik të rënduar.

Për situatën në Vlorë reagoi dhe kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ku ndërsa kërkonte falje për mungesën e ujit, gishtin e përgjegjësisë e drejtoi nga qeveria paraardhëse.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)