Operacioni “Fireworks”, i cili po vijon intensivisht në të gjithë vendin, është shoqëruar me sekuestrimin e një sasie të madhe lëndësh piroteknike që mbahej dhe shitej në 7 raste, në markete, në automjete ose në rrugët e Tiranës, duke cenuar kriteret e ligjit.
Policia njoftoi se ka arrestuar 3 shtetas, teksa janë proceduar penalisht 9 persona të tjerë. Si rezultat i kontrolleve të pandërprera që po kryhen gjatë këtyre ditëve, në kuadër të planit operacional “Fireworks”, operacioni u zhvillua në subjekte dhe ndaj shtetasve që shesin pa autorizim, lëndë piroteknike, veprimtari e cila rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe qetësinë publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Forcat e rendit njoftuan se kontrollet vijojnë në të gjithë vendin, teksa bën apel sërish për të gjithë qytetarët, që të mos përdorin dhe tregtojnë lëndë piroteknike në kundërshtim me rregullat dhe kriteret e përcaktuara, pasi kjo veprimtari përbën rrezik për jetën dhe shëndetin.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)