Urimi për Vitin e Ri, Proda: Policia në gatishmëri

Mirënjohje për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën e çdo punonjësi të policisë gjatë vitit që po lëmë pas.

31.12.2025. 14:02

Urimi për Vitin e Ri, Proda: Policia në gatishmëri

Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtuesi Madhor Ilir Proda, uroi festat dhe shprehu mirënjohjen për çdo punonjës të policisë për angazhimin, përkushtimin dhe sakrificën gjatë vitit që po lëmë pas, duke vënë shpesh në plan të dytë familjen dhe sigurinë e tyre.

Në urimin e tij, Drejtori Proda theksoi se viti 2025 ka qenë sfidues, por ka forcuar lidhjet mes punonjësve, qytetarëve dhe partnerëve, duke i bërë më të qartë detyrat dhe misionin e Policisë së Shtetit. Ai uroi veçanërisht familjarët e Dëshmorëve të Policisë, duke kujtuar sakrificën e tyre dhe rolin e tyre heroik në historinë e kombit.

Drejtori garantoi se Policia e Shtetit do të jetë në gatishmëri të plotë gjatë ndërrimit të viteve për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët. “Gëzuar Vitin e Ri! Shëndet, paqe dhe mbarësi! Bashkë, me përgjegjësi dhe besim, për të ndërtuar përgjatë vitit 2026, një vend edhe më të sigurt!” – u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)