Viti i Ri nën dritën e qiririt! OSHEE: Nuk mund të japim informacion

Me mijëra banorë të disa fshatrave të Elbasanit janë duke e kaluar natën e ndërrimit të viteve pa energji elektrike. Nga OSHEE nuk ka informacion.

31.12.2025. 17:34

Viti i Ri nën dritën e qiririt! OSHEE: Nuk mund të japim informacion

Gati 10 fshatra në Bashkinë e Elbasanit po e kalojnë mbrëmjen e ndërrimit të viteve pa energji elektrike.

Gjatë gjithë ditës së 31 dhjetorit, energjia elektrike është ndërprerë në intervale të vazhueshme në zonën e Kuqanit, Shirgjanit, Gjonme, Gjergjan, Jagodinë, Bugjës, Llixhë, e fshatra të tjerë, ku jetojnë me mijëra banorë.

Ndërkohë edhe në mbrëmje energjia është ndërprerë sërish.

Të kontakuar nga Newsmax, OSHEE nuk jep informacion. "Nuk mund të jap informacion. Është ulur fidri i Llixhës". Ishte përgjigja e shkurtër nga Shërbimi i Klientit i OSHEE.

Kjo është një nga zonat më problematike sa i përket furnizimit me energji elektrike për shkak të rrjetit të amortizuar.

Pa asnjë përgjigje nga institucioni që ka për detyrë t'iu sigurojë energjinë qytetarëve që e paguajnë atë, banorët e këtyre fshatrave duhet ta kalojnë momentin e ndërrimit të viteve nën dritën e qiririt!

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)