FOTO- Festë me ngjyra në çdo qytet, Shqipëria mirëpret natën e ndërrimit të viteve

Shqipëria ka festuar natën e ndërrimit të viteve me spektakël fishekzjarrësh në qytete të ndryshme. Në kryeqytet qielli i Tiranës u ndriçua nga ngjyrat teksa trokisnim gotat për një vit me mbarësi. Newsmax Balkans ju uroj gëzuar festat!

01.01.2026. 09:26

FOTO- Festë me ngjyra në çdo qytet, Shqipëria mirëpret natën e ndërrimit të viteve

Spektakël fishekzjarresh në çdo qytet sollën atmosferën festive kur ora shënoi 00.00 duke mirëpritur ardhjen e vitit 2026. 

Në sheshin "Skenderbej" në Tiranë mjaft qytetarë, edhe pse nën temperatura të ulëta, preferuan të shohin nga afër spektaklin e ngjyrave. Një koncert me këngëtar të njohur shqiptar ishte shfaqja përshëdetëse për të pranishmit. 

Edhe në qytete të tjera si Durrës, Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Vlorë, Korçë etj., atmosfera ishte mahnitëse për qytetarë e pranishëm. 

Newsmax Balkans uron të gjithë shqiptarët për një 2026 të begatë e me mbarësi!

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)