Tiranë, gjendet i pajetë 42-vjeçari që ishte larguar nga banesa

Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër-Mëzez. Autoritetet po vijojnë hetimet.

04.01.2026. 12:59

Tiranë, gjendet i pajetë 42-vjeçari që ishte larguar nga banesa

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Kodër-Mëzez në Tiranë. Policia njoftoi se ka gjetur të pajetë trupin e një personi, i cili dyshohet se ka kryer vetëvrasje.

Bëhet fjalë për një 42-vjeçar, i cili kishte dalë nga banesa më 2 janar 2026 dhe nuk ishte kthyer më. Sipas policisë, dyshohet se ai është vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër-Mëzez. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 03.01.2026:

-është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur në një pemë në fshatin Kodër-Mëzez shtetasi B. P., 42 vjeç, i cili ishte larguar nga banesa me datë 02.01.2026.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)