Me “shtëpi bari” dhe vidhte energjinë, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Kishte përshtatur banesën për kultivim të bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme.

10.01.2026. 11:59

Me “shtëpi bari” dhe vidhte energjinë, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Drejtoria e Policisë Shkodër ndaloi shtetasin me inicialet H. M., 49 vjeç, në kuadër të operacionit policor të koduar “Neonët 6”. Ai akuzohet për veprat penale: “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim; “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike” në bashkëpunim; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”; si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shtetasi dyshohet se ka bashkëpunuar me A. V., 35 vjeç, për përshtatjen e një banese në lagjen “Ndoc Mazi” për kultivimin e bimëve narkotike, me pajisje që furnizoheshin me energji elektrike të lidhur në mënyrë të paligjshme. Gjatë kontrollit në banesën e H. M., u sekuestruan një pistoletë sportive pneumatike pa numër, municion luftarak dhe një automjet. Policia vijon punën për kapjen e shtetasit 35-vjeçar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)