Ministria e Jashtme e Shqipërisë bën të ditur se është në kontakt me autoritetet spanjolle nëse ka shqiptarë mes viktimave apo të plagosurve në tragjedinë e trenave në Korodoba.
"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë po ndjek me shqetësim të thellë aksidentin tragjik hekurudhor të ndodhur në Spanjën jugore, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën pranë qytetit Adamuz, në provincën e Kordobës.
Ministria shpreh ngushëllimet më të thella për viktimat dhe solidaritetin me familjet e tyre, si dhe me popullin dhe autoritetet spanjolle. Të plagosurve u urojmë shërim sa më të shpejtë.
Në bashkëpunim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Madrid, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet spanjolle dhe po ndjek situatën për të verifikuar nëse ka shtetas shqiptarë të prekur. Strukturat përkatëse janë në gatishmëri për të ofruar asistencën e nevojshme.
Për çdo informacion, emergjencë ose ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në:
ℹ️ Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Madrid
📧 embassy.madrid@mfa.gov.al
📞 +34 606 37 68 30", thotë ministria.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)